Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj akuzon bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës se ka manipuluar me qytetarët kur e ka futur edhe Trepcën në kuadër të ndërmarrjeve të cilat po privatizohen.
Duke iu referuar nënshkrimit të peticionit nga qytetarët kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike, ai tha se qeveria e kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka filluar procedurat e privatizimit të Trepcës. Beqaj duket se e ka kthyer ne problem personal me kryesindikalistin Haxhi Arifi per te cilin thotë se nuk mund të flasë në emër të popullit ndërsa e kritikon se është përfshirë në politike
Dhe duket se 61 mijë nënshkrimet e qytetarëve kundër privatizimit nuk mund ta arrijne efektin e kerkuar. Ministri paralajmëron nënshkrimin e kontratës me blerësin e distribucionit gjatë tetorit dhe shpalljen e fituesit PTK-në brenda vitit.
Pavarësisht kritikave Ministri i zhvillimit ekonomik flet me vlerësim maksimal për kompanitë të cilat janë në garë për blerjen e PTK-së e po kështu jep arsyetimet e veta për cmimin e ulët të distribucionit të Kek-ut.
Procesi i privatizimit do të jetë temë debati në seancën e radhës së kuvendit të Kosovës. Me gjithë paralajmërimin e opozitës, ministri Beqaj nuk beson që kuvendi do të nxjerrë rezolutë kundër privaitizimit të Postës dhe nënshkrimit të kontratës për distribucionin. Por nëse kjo ndodhë sipas ministrit qeveria është e gatshme të kthej gjithcka nga e para.
Top Channel