Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao, i kërkoi Bashkimit Europian që t’i japë fund embargos së armëve të vendosur dy dekada më parë ndaj Pekinit.
Deklarata e kryeministrit në largim u bë të enjten, në samitin e fundit midis Kinës dhe BE-së, përpara dorëzimit të pushtetit.
Brukseli vendosi një embargo armësh dhe pajisjesh ushtarake ndaj Kinës pas shtypjes së dhunshme të protestave demokratrike në sheshin Tiananmen, në vitin 1989.
Wen, gjithashtu protestoi kundër “diskriminimit” që i bëhet vendit të tij në fushën ekonomike, me tarifa penalizuese ndaj mallrave vendase.
Në vizitën 1-ditore në Bruksel, Jiabao takoi gjithashtu Presidentin e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy dhe kryediplomaten europiane, Catherine Ashton, me të cilën u fokusua në çështje ekonomike dhe ndërkombëtare, si kriza në Siri.
Ndërkohë, u arrit një marrëveshje dhe u firmos traktati për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe rritjes së ndërgjegjes ambientaliste.
Top Channel