
Parlamenti grek ka votuar nje projektligj te ri me ane te te cilit i
redukton me 50% rrogen presidentit te shtetit Karolos Papulias nga 23000
euro ne 11500,si dhe bonuset perkatese prej 6240 euro ne muaj
,reduktime te cilat sjellin automatikisht edhe nje shkurtim te pensionit
per te gjithe personat qe kane qene presidente te vendit.
Gjithashtu projektligji permban edhe shkurtimin me 1870 euro te rroges se kryeministrit,1400 euro te kryetarit te parlamentit,po kaq te kryetarit te opozites dhe 930 euro te ministrave dhe zëvendësministrave,shkurtime qe ne total do te sjellin ne arken e shtetit gati 700.000 euro ne vit.
Ndersa 15 milionë euro te tjera ne vit. do te perfitohen nga reduktimi me gati 30% i qirave te ndertesave qe shfrytezon qeveria.Me gjithe keto reduktime pagat e politikaneve greke konsiderohen ende te larta nga qytetaret, te cilet kane pesuar ne ket tre vjet shkurtime qe kapin shifren prej 49 miliard euro,ose 22% te PBB dhe ne shume raste pagat jane ulur deri ne 40%.Por sakrificat e grekeve ende nuk kane dhene frytet e duhura ka deklaruar zëvendësministri i Financave qe parashikon nje recension ne masen -6 me -7% per vitin e ardhshem,duke e cuar ne total tkurrjen e ekonomise greke ne gjashte vitet e fundit ne gati 25%.
E vetma shenje pozitive ne perpjekjen e grekeve per te zbatuar reformat, qe ndoshta tregon edhe hapat e pare te rimekembjes, eshte fakti se per here te pare ne dhjete vitet e fundit eshte shenuar ne muajin gusht, nje suficit primar prej 850 milion euro, domethene te ardhurat e shtetit kane qene per here te pare me shume se shpenzimet, qe do te thote se ne se vazhdohet keshtu, në të ardhmen Greqia nuk do të ketë nevojë për financime të tjera nga kreditoret e huaj.
Top Channel