Francë, sulm supermarketit me pronarë hebrenj

20/09/2012 00:30

Një supermarket me pronarë hebrenj në periferinë veriore të Parisit është vënë në shënjestër të një sulmi që shkaktoi një të plagosur e la tre persona në gjendje shoku.

Dy individë të veshur me të zeza e me maska në fytyrë, hodhën eksploziv në dyqan e u larguan me shpejtësi pa thënë asnjë fjalë e pa lënë ndonjë mesazh.

Sulmi erdhi në ditën e parë të vitit të ri hebraik dhe ka tronditur të gjithë komunitetin e hebrenjve në Francë.

“Po presim rezultatin e hetimit të policisë”, thanë drejtues të tij, por një akt i tillë i pastër anti-semit, sipas tij, padyshim që shkakton zemërim”.

Edhe pse po e trajtojnë episodin me seriozitet, autoritetet franceze janë përpjekur të mos e lidhin atë me karikaturat e publikuara në një revistë vendase, të cilat vënë në lojë profetin Muhamed.

Për cdo rast, ato kanë vendosur të marrin masa për mos përsëritjen e incidenteve të tilla, duke forcuar praninë e policisë në të gjithë ndërtesat fetare hebraike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA