Debate në Komisionin e Sigurisë

20/09/2012 00:00

Më së fundi Komisioni i Sigurisë u mblodh. Anetaret e opozites kane
kembengulur per mbikëqyrjen parlamentare ne Ministrine e Mbrojtjes.

Deputeti Bizhga ka reaguar ashper pas nje disku me kenge e valle nga Tropoja, Gramshi dhe treva te tjera te vendit, prodhim i Qendres Kulturore te ushtrise, dhurate per deputetët nga Ministria e Mbrojtjes, nderkohe qe deputeti Pirro Lutaj shkoi dhe me tej duke deklaruar terheqjen nga bashkëpunimi me maxhorancën.

“Sot nga Ministria e Mbrojtjes ne marrim një disk me këngë e valle popullore që fillojnë që nga Eposi i Kreshnikëve, vallja e Tropojës etj. Këtë na servir sot Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që duhet të na servirte dokumente serioze për të arritur dhe për të bërë detyrën tonë”, tha Bizhga.

“Nuk e di se si mund ta vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, nëqoftëse nuk zbatohet ky vendim i marrë mbi baza ligjore, në bazë të Kushtetutës, rregullores së Kuvendit dhe vendimit të Komisionit”, tha Lutaj.

Kreu i ketij Komisioni dha po te njejten pergjigje prej kohesh, mbikëqyrja do te kryhet pa kontroll fizik ne Ministri.

“Nga të teta, kemi bërë deri më sot një dhe janë edhe shtatë të tjera. Le të punojmë bashkarisht që t’i realizojmë dhe kur të jemi gati të ftojmë Ministrin e Mbrojtjes të vijë këtu. Ai të tijat, Komisioni të vetat”, tha kryetari Leonard Demi.

Socialistet kerkuan te njihen me kreun e ri te SHISH, duke ngritur pikëpyetjet ndaj tij, ndersa kerkuan interpelance me ministrin e Brendshem per gjendjen e renduar kriminale ne vend.

“Thuhet se ky person ka shtetësi shqiptare apo kanadeze? Nuk kemi këtë informacion, ky person ka qenë azilant politik, ekonomik? Të vijë dhe të informojë për situatën reale, si e ka gjetur SHISH dhe cila është axhenda e tij e punës për të ardhmen”, tha deputeti socialist Xhemal Qefalia.

Top Channel