Bosnje, zbulohet një varr masiv
20/09/2012 18:40
Një varr i ri masiv u zbulua ditën e enjte në Bosnje, pranë qytetit të Rogaticës, lajmëroi e përditshmja vendase “Dzennik”.
Nga të dhënat e para, besohet se trupat janë viktima boshnjakë të luftës për pavarësi nga Yugosllavia.
Nuk dihet ende saktësisht numri i eshtrave të gjetura, por besohet se bëhet fjalë për disa dhjetëra të ekzekutuar.
Zëdhënësja e Institutit Boshnjak të Personave të Humbur, Lejla Çengiç, u shpreh se varri masiv ishte fshehur nën një “rezervuar uji të krijuar në mënyrë artificiale”.
Ai u zbulua nga ekspertët e institutit, pas dëshmive të shumta mbi praninë e një varri masiv në zonë.
Top Channel