Suedezja Carolina Kluft i jep lamtumirën atletikës elitare në moshën 29-vjeçare.
Kluft, e cila konsiderohet si një nga atletet më të kompletuara të viteve 2000-2007, lajmëroi të enjten largimin nga sporti.
Në Athinë 2004 fitoi medaljen e artë në shtatëgarësh si dhe fitoi titujt botërorë në Paris 2003, Helsinki 2005 dhe Osaka 2007 në disiplinat e kombinuara. Gjithashtu suedezja ka fituar medaljen e bronztë në kërcimin së gjati në botërorin e sallave të Budapestit.
Nga viti 2002 deri në vitin 2007 Kluft nuk u mposht kurrë në shtatëgarësh dhe mbase për këtë arsye lajmëroi në 2007-n se hiqte dorë nga kjo disiplinë pasi ndihej e “lodhur shpirtërisht”.
Iu dedikua kërcimit së gjati dhe atij trehapësh duke marrë disa rezultate të kënaqshme, por nuk arriti kurrë nivelet e shtatëgarëshit.
Top Channel