Një prej agjensive më të rëndësishme të vlerësimeve financiare në botë, “Dun and Bradstreet”, zhvlerësoi Serbinë, duke e përfshirë në vendet me rrezik të lartë investimi.

Në vlerësimin e meparshem, indeksi i Serbisë konsiderohej si i qëndrueshëm.

Në deklaratën e “D&B”-së, argumentohej se reduktimi i besimit në ekonominë serbe vjen si rrjedhojë e uljes së rrijes ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të defiçitit buxhetor.

Të dhënat zyrtare, më parë gjatë shtatorit treguan një thellim prej 32% të defiçitit vjetor buxhetor, ndërsa pjesërisht si rrjedhojë e shpenzimeve të fryra gjatë fushatës elektorale, në shtatë muajt e parë të vitit është shpenzuar 80% e buxhetit total të planifikuar.

Kjo e bën pothuajse të pashmangshme për qeverinë e Daçiç që të kërkojë hua në tregjet ndërkombëtare për të mbushur bilancin e muajve të fundit të 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA