Putin nënshkruan ligin e ri, forcon kontrollin e inteligjencës së brendshme mbi internetin rus Një ushtare britanike solli në jetë një djalë në bazën ushtarake “Camp
Bastion” te Afganistanit, ku dite me pare, pas nje sulmi humben jeten dy
marinse amerikane.
Aty ndodhet edhe princi Herri. Kur ishte nisur drejt Afganistanit, ajo nuk e dinte qe kishte mbetur shtatezane dhe brenda pak ditesh pritet te kthehet ne atdhe bashke me te birin, qe lindi pese jave para kohe. Nje zedhenes i ministrise se Mbrojtjes shpjegoi se “ne Kemp Bestion, ne provincen Helmand po qendron nje ekip mjekesh nga spitali Xhon Redklif i Oksfordit. Ndersa, nje grup specialistesh do te shkoje atje per t’i dhene kuren e nevojshme si nenes ashtu dhe foshnjes, perpara kthimit ne atdhe”.
Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se grate shtatzëna nuk lejohen te marrin pjese ne misione ushtarake dhe shpjegoi nuk ishte ne dijeni per shtatzanine. Ushtarja britanike, emri i te ciles nuk behet i ditur- u nis drejt Afganistanit ne mars te ketij viti ne Brigaden e 17-te te Artilerise Mbreterore. Ajo do te hyje ne histori si e para ushtare qe lind ne front te luftes.
Top Channel