Udinese, shansi i fundit për Allegrin

19/09/2012 18:50

Ndeshja e së dielës ndaj Udineses do të jetë shansi i fundit për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri, pozitat e të cilit janë më të lëkundura se kurrë pas një fillimi tepër të dobët të sezonit.

Sipas një artikulli të së mërkurës në “La Gazzetta dello Sport”, ditën e mërkurë, presidenti Silvio Berlusconi pati një telefonatë të gjatë me administratorin e përgjithshëm, Adriano Galliani, të cilit i kërkoi që t’i komunikonte shkarkimin Allegrit.

Pavarësisht dobësimit të dukshëm të përbërjes së skuadrës në merkaton e verës, Berlusconi duket i irrituar nga mungesa e plotë e ideve dhe e lojës së ekipit në fushë, diçka për të cilën bën përgjegjës vetëm trajnerin.

Sipas të përditshmes sportive italiane, ishte vetëm këmbëngulia e Gallianit, ajo që i siguroi Allegrit një tjetër shans të fundit, këtë herë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, përballë Udineses në transfertë.

Lajmi i vetëm i mirë në këto kushte, për trajnerin e Milanit është rikuperimi i Riccardo Montolivos, njeritu të vetëm që mund t’i japë pak sens dhe fantazi lojës së skuadrës në mesfushë.

Ndërkohë, afron edhe rikthimi i Patos në fushë. Braziliani po rikuperohet mirë dhe pritet të jetë në gjendje që të luajë në ndeshjen e ardhshme të Champions League, atë kundër Zenit në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA