Tragjedi në çiklizëm, vdes Cabedo i Euskaltel
19/09/2012 19:10
Victor Cabedo, çiklisti i Euskaltel-Euskadi, ndërroi jetë pasditen e së mërkurës pasi u përplas nga një makinë gjatë stërvitjes, sipas mediave sportive spanjolle.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00. Cabedo u përplas me një makinë dhe ra në humnerë në aksin Almedijar – Ain. Gjashtë zjarrfikës punuan për të rekuperuar trupin e sportistit të ndjerë.
23-vjeçari spanjoll kishte vetëm një vit aktivitet në botën e çiklizmit profesionist.
Top Channel