Tensionet Kinë-Japoni, ashpërsohet gjuha

19/09/2012 00:00

Kandidati potencial për të qenë lideri i Partisë Komuniste dhe Kinës në 10 vitet e ardhshme, Xi Jinping paralajmëroi Japoninë të heqë dorë nga “shkeljet e sovranitetit” të tokës kineze.

Duke folur për median shtetërore kineze, Jinping e cilësoi blerjen e ishujve nga ana e Tokios një farsë. Sipas tij, ishujt janë pjesë e pandashme e territorit të Kinës.

Komentet mbërrijnë në një kohë kur dy vendet janë përfshirë në një konflikt të gjatë e të ashpër diplomatik lidhur me sovranitetin e një grupi ishujsh në detin e Kinës Lindore.

Ishujt  e njohur si Senkaku nga Japonia dhe Diaoyu nga Kina u bënë shkas i konfliktit të vitit 1931, kur Japonia nisi pushtimin e Kinës veri-lindore. Pikërisht ky precedent dhe gjuha e ashpër e diplomacisë në këto ditë, tremb vendet e rajonit dhe ndërkombëtarët për ndezje të mëtejshme të gjakrave mes dy vendeve duke u konfliktuar në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB