Telashe për kapitenin e Lacios

19/09/2012 00:00

Telashe në sfond për Lacion dhe kapitenin e saj, Stefano Mauri i cili dyshohet nga hetues zviceranë për pastrim parash.

Dyshimet lindën pas zbulimit të një numri llogarie në emër të dy prindërve të kapitenit të Lacios në një bankë të Bernës. Ajo që habiti hetuesit ishin shumat e mëdha të parave të depozituara në këtë llogari që nuk justifikonin të ardhurat e prindërve të tij.

Mauri do të merret në pyetje nga hetuesit pas ndeshjes në Londër kundër Totenhemit, e vlefshme për Ligën e Europës.

Hetuesit dyshojnë se Mauri përdorte këtë llogari bankare në emër të dy prindërve të tij për të depozituar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga bastet sportive. Në gjurmët e llogarisë u ra fill pas shpërthimit të skandalit të basteve të paligjshme të futbollistëve në Serinë A.

Një sërë emrash u përfshinë në këtë skandal, disa prej tyre kanë marrë edhe dënimet përkatëse, ndërsa mes tyre është edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte i pezulluar për 10 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta