Sulmi në Bengazi, Berisha ngushëllime në ambasadën amerikane
19/09/2012 00:00
Kryeministri Sali Berisha shpreh ngushëllimet në ambasadën e Shteteve të
Bashkuara për humbjen e jetëve njerëzore në sulmin ndaj ambasadës së
SHBA-ve në Libi.
Kryeministri Berisha vizitoi sot Ambasadën Amerikane në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga sulmi i ndodhur mbi konsullatën e SHBA në Bengazit të Libisë, si pasojë e të cilit humbën jetën ambasadori i SHBA në Libi, zoti Christopher Stevens dhe tre punonjës të Ambasadës Amerikane atje.
Kryeministri Berisha u prit nga ambasadori amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta si dhe keqardhjen e thellë për humbjen e rëndë të jetëve njerëzore në këtë akt barbar, terrorist.
Top Channel