Kryengritësit sirianë pushtuan një pikëkalimi kufitar në kufirin me Turqinë, ku ngritën flamurin e tyre dhe hoqën portretet e Presidetit Bashar al-Assad.
Lajmi u raportua nga Agjensia Zyrtare Turke “Anadolu”. Rebelët pushtuan pikëkalimin e Tal Abijadit, në veri të Sirisë.
“Ushtarët turq në krahun tjetër të kufirit u bashkuan me festimet e kryengritësve sirianë në këtë fitore të rëndësishme që lehtëson lidhjen e rebelëve me Turqinë”, shkrunte “Anadolu”.
Lidhja e sigurt me Turqinë është shumë e rëndësishme për Ushtrinë e Lirë Siriane, e cila ka prapavijat përtej kufirit dhe mbështetet fuqimisht nga qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Ndërkohë, në zhvillime të tjera të ditës, një kryediplomat Iranian mbërriti në Siri, për të biseduar mbi krizën në vend me presidentin Bashar al-Assad.
Gjithashtu, një grup opozitar publikoi shifrën e mbi 26 mijë të vdekurve të dokumentuar që nga marsi 2011. Besohet se bilanci i viktimave në një vit e gjysmë luftë civile në vendin arab është prej 28-35 mijë personash, me mbi një milionë e gjysmë që kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Top Channel