E përjavshmja satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri të
karikaturave që tallin profetin Muhamed. Karikatura në pjesën e pasme të
revistës shfaq profetin të zhveshur, ndërsa brenda revistës ka edhe
imazhe të tjera.
Ministria e Jashtme e Francës ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë në misionet diplmatike në botë nga frika e reagimit të mundshëm të dhunshëm nga msylimanët e ofenduar.
Publikimi i karikaturave vjen ndërsa zemërimi në botën islamike tashmë është rritur, si pasojë e filmit amator të bërë në SHBA, i cili tall profetin Muhamed.
Filmi ka shkaktuar ditë të tëra trazirash që kanë lënë të paktën 19 të vdekur.
Ndaj zyrës në Paris të revistës “Charlie Hebdo” qe hedhur bombë në nëntor të 2011, pasi që revista pati publikuar një karikaturë tjetër të profetit.
Feja islame ndalon çdo përshkrim të profetit Muhamed.
Një ditë më parë kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri.
“Kryeministri konfirmon kundërshtimin e tij përballë çdo ekscesi dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, citon AFP një deklaratë të zyrës së tij.
Top Channel