Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e vuri theksin tek
rendesia qe merr miratimi i ligjit për heqjen e imunitetit në kuadër të
marrjes së statusit për vendin kandidat, ndërkohë që ka bërë apel edhe
per realizimin e reformave te tjera te nevojshme.

“Nuk duhet te mbetet i pashoqeruar ne ditet dhe ne javet e ardhshme edhe me disa hapa te tjere, te menjehershem sikurse eshte mbyllja e reformes ne procedurat parlamentare, Ligji per Gjykaten e Larte dhe iniciativa te tjera, te cilat tregojne qarte se ekziston vullneti per te vijuar me keto reforma dhe per te plotesuar me se miri angazhimet e tjera qe derivojne prej tyre dhe prej gjithe procesit te integrimit europian te vendit”, tha Meta.

Ne te njejten kohe zoti Meta hodhi poshte egzistencen e nje ftohjeje ne marrëdheniet e koalicionit me Partine Demokratike, tezë kjo e hamendësuar disa herë për shkak të qëndrimeve të kundërta të LSI në disa momente si në Keshillin Bashkiak me anëtaret e saj, në abstenimin për lirimin e banesave te pronareve, por edhe ne qendrime te tjera, ku kjo force politike nuk ka patur një votë të unifikuar me aleatët e PD-së.

“Ne i jemi permbajtur me perpikmeri te gjithe marreveshjes kuader PD-LSI. Natyrisht qe per ceshtje te caktuara ne kemi patur qendrimet tona qe kane te bejne me vete identitetin e Levizjes Socialiste per Integrim apo me bindjet tona per zgjidhjet qe mund te ofrohen, por une mendoj se koalicioni ka funksionuar ne menyre te qendrueshme”, tha Meta.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta