Prokurorë vendas dhe ndërkombëtarë hetojnë të gjithë personat e përfshirë në aferën e hotelit Grand në Prishtinë. Cështja e cila nisi me privatizimin e Grandit, përpjekjet për t’i ndarë aksionet me marrëveshje të brendshme e deri te mos përmbushja e detyrimeve nga blerësi duket se do të bëhet objekt gjykate.

Burimet zyrtare brenda prokurorisë së shtetit në kushte anonimiteti konfirmuan se prokuroria e qarkut në Prishtinë e mbështetur nga ajo e EULEX-it është në fazën e grumbullimit të informatave. Në bazë të fakteve që mblidhen brenda një kohe të shkurtër nxirret vendimi për nisjen zyrtarisht të hetimeve.

Jo zyrtarisht thuhet se mediat me përpjekjet e tyre për të mësuar informacione për këtë rast po e pengojnë procesin hetimor. Kjo është arsyea e mos deklarimit zyrtar të prokuorirsë lidhur me rastin.

Nga ana tjetër pavarësisht bujës që ka shkaktuar kjo ngjarje në Kosovë, prokuroret e Eulexit nuk komentojnë fare për këtë.  

Zëdhënësi i Blerim Krasniqi tha shkurt se prokuroret ndërkombëtare nuk e komentojnë rastin, duke mos e mohuar apo pohuar lajmin për hetimin në fjalë.

E teksa në këtë lëndë gjyqësore pa dyshim është edhe emri i Behgjet Pacolli ky i fundit ka kritikuar ashpër prokurorinë se nuk po deklarohet publikisht por sipas tij po lejon që opinioni të manipulohet opininone dhe me deklarata jo zyrtare.

Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate shpreh zhgenjimin sic thuhet me punën dhe efikasitetin e institucioneve të rendit dhe ligjit, në raport me menaxhimin e situatës me rastin e “Grandit”.
AKR-ja e Pacollit fton Prokurorinë e Shtetit që për hir të informimit të drejtë dhe kredibilitetit të institucionit, zyrtarisht të japë përgjigje për qytetarët e Kosovës për disa shkelje serioze të cilat ky institucion i ka berë në rastin e “Grandit”:

AKR-në e shqetëson fakti për rrjedhjen e informacioneve një muaj pas deklarimit të Pacollit në hetuesi lidhur me shantazhet që sipas tij i janë bërë në kohën kur ka dashur të  bëhet aksionar i grandit.

Pse menjeherë pas marrjes së ketyre deklaratave nuk filluan hetimet për personat e përmendur në deklarata, por u desh të publikohet lajmi me pompozitet dhe pastaj të fillojnë manipulimet mediatike? Pse nuk deklarohet publikisht prokuroria për rastin por manipulohet opinioni me “burime brenda prokurorisë”? Janë dy nga pyetjet e AKR-së drejtuar publikisht prokurorisë.
 
Cështja e Grandit një ditë më parë u bë teme debati edhe në Kuvendin e Kosovës. Ishte deputeti i PDK-së, Halit Krasiniqi i cili kërkoi dorëheqjen e Pacollit. Duket se duke ju referuar kësaj deklarate, AKR-ja deklaron se tendencat për ta politizuar cështjen po krijojnë konfuzion në opinionin publik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta