
Roger Federer, numri 1 i tenisit botëror, është shprehur se ka nevojë për pushime sepse ndihet shumë i lodhur pas një sezoni intensiv gjatë të cilit u rikthye në krye të renditjes së ATP-së.
“Kam shumë nevojë për pushime. Jam i dëmtuar dhe i rraskapitur”, u shpreh për ‘L’Equipe’ tenisti zviceran, i cili shtoi se ende nuk ka vendosur se si do i përballojë muajt deri në përfundim të vitit 2012.
“Një tenist gjithmonë ka një program, por ky program mund të ndryshojë. Më takon mua të vendos se çfarë është e rëndësishme, çfarë është më e rëndësishme dhe çfarë është vërtet e rëndësishme (duke iu referuar turneve)”, deklaroi Federer, i cili këtë vit ka zhvilluar 69 takime.
Mendohet se zvicerani do të shmangë pjesëmarrjen në turneun e Shangait (7-14 tetor) dhe atë të Paris-Bercy (29 tetor-4 nëntor).
Top Channel