Clinton, në tetor në Beograd
19/09/2012 16:50
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të vizitojë Beogradin në fillim të tetorit, bën të ditur e përditshmja “Danas”, që citon burime diplomatike.
Sipas burimit mediatik, ajo do të takohet me autoritetet më të larta serbe për të diskutuar mbi çështjen e Kosovës dhe integrimit të Serbisë në BE.
Gjithashtu, të tjera çështje në diskutim do të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, nënvizon “Danas”.
Clinton e vizitoi për herë të fundit Beogradin në tetor të vitit 2010, si pjesë e një turi ballkanik. Atëherë ajo dhe autoritetet serbe diskutuan për integrimin e Serbisë në BE dhe dialogun me Kosovën.
Top Channel