Problemi i Veriut është pasojë e përçarjeve mes anëtarëve të NATO-s para 13 vitesh. Rrëfimi vjen nga ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark. Lidhur me gjendjen në Veri, ai e ka mbështetur aksionin e Qeverisë së Kosovës për ta kthyer kontrollin në atë pjesë të vendit.

“Ka pasur përçarje edhe brenda NATO-s se si të merremi me këto probleme. Tani pas 13 vitesh ne po i përjetojmë ato ndarje që kishin ndodhur atë kohë brenda NATO-s. Burrat dhe gratë e KFOR-it po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe ata e bëjnë punën për të cilën janë këtu, po ashtu i respektojnë urdhrat që u jepen. Problemi i veriut mbetet si problem që rrjedh nga mospajtimet që kanë ndodhur brenda NATO-s nga shtetet e ndryshme sovrane. Dhe në fund ata duhet të japin orientimet e sakta se çka kërkojnë nga KFOR-i në mënyrë që kjo të rregullohet”, deklaroi ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Wesley Clark.

Këto  komente Clark i bëri gjatë një konference për shtyp në Prishtinë. Ndër të tjera ai shprehu edhe qendrimin e tij në lidhje  me ndërhyrjen e  qeverisë në veri të vendit, ai ka thënë se e mbështet atë aksion, pasi qëllimi i tij ka qenë të kthehet kontrolli dhe siguria edhe në atë pjesë të Kosovës.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët rreth interesimit të tij për të investuar në Kosovë, ai ka thënë se është shumë i interesuar ta bëjë një gjë të tillë në Kosovë, duke shtuar se ka lidhje emocionale me popullin e këtij vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA