Bashkimi Europian planifikon të akordojë një ndihmë prej 670 milionë eurosh për krahinën italiane të Emilia-Romanjës, e goditur nga dy tërmete shkatërrimtare në muajin maj.
Kjo do të jetë ndihma më bujare e BE-së që prej krijimit të Fondit të Solidaritetit, në vitin 2002.
Tërmetet që goditën në datat 20 dhe 29 maj i kushtuan jetën 27 italianëve, plagosën mbi 350 persona dhe lanë 45 mijë të pastrehë.
Komisioneri i Politikave Rajonale Europiane, Johannes Hahn, u shpreh se fondi do të përqendrohet për ndërtimin e banesave për të pastrehët.
Sipas përllogaritjeve të Romës zyrtare, dëmi total ka qenë prej 13,3 miliardë eurosh ose tre miliardë më shumë se sa dëmi që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në L’Akuila, në vitin 2009.
Top Channel