Afrikë e Jugut, minatorët ndërpresin grevën
19/09/2012 04:01
Minatorët grevistë në një minierë platini në pronësi të Lonmin, në Afrikën e Jugut kanë rënë dakord që të kthehen në punë të enjten, thonë ndërmjetësuit dhe raportet.
Minatorët brohoritën kur atyre u është propozuar një rritje page prej 22%, i tha një dëshmitar agjencisë së lajmeve Reuters.
Por trupa e punës në Afrikën e Jugut tha për BBC se ishte në pritje për të dëgjuar nëse oferta e fundit e pagës kishte pranuar.
Muajin e kaluar, policia hapi zjarr mbi demonstruesit në një minierë në Marikana, duke vrarë 34 punëtorë grevistë.
Prodhimi në minierë është paralizuar për disa javë dhe trazirat janë përhapur në miniera të tjera.
Top Channel