Gjyqtari i Ilir Xhakjas, me raport mjekësor

18/09/2012 00:00

Neritan Tabaku, gjyqtari qe liroi Ilir Xhakjan dhe per te cilin
prokuroria e Tiranes ka nisur procedimin penal per akuzen e shperdorimit
te detyres, ka marre raport mjekesor pas ekzekutimit te kryekomisarit
Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja.

Burime te Top Neës jane shprehur se Tabaku ka njoftuar sekretarine gjykates se Durresit ku punonte, se ishte me raport mjekesor dhe se nuk mund te paraqitej ne detyres. Sakaq ndonese procedimi ndaj gjyqtarit Tabaku eshte regjistruar ne prokurorine e Tiranes kjo e fundit nuk mund te kerkoje marrjen e tij ne pyetje, pasi imuniteti nuk e lejon zhvillimin e kesaj procedure.

Ne keto kushte prokuroria i eshte drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesise me nje kerkese per heqjen e imunitetit te gjyqtarit Neritan Tabaku, kerkese e cila duhet te marre pergjigje brenda 30 diteve.

Nisja e procedimit penal ndaj Tabakut ka te beje me faktin se ai ne menyre te pajustifikuar ka vonuar zbardhjen  e vendimit te pafajesise te dhene per Ilir Xhakjan per me shume se nje vit e gjysme. Si pasoje e kesaj shkelje, prokuroria nuk ka mundur te vazhdoje ankimin e saj ne Gjykaten e Apelit.  

Top Channel