Gjobitet autobusi i Real Madrid
18/09/2012 15:35
Në kohën që autobusi i Real Madrid po priste lojtarët të hipnin në bord për të nisur grumbullimin para ndeshjes me Manchester City, një punonjëse e bashkisë së kryeqytetit spanjoll nuk hezitoi ta gjobiste.
Mjeti mesa duket po priste futbollistët për t’i dërguar në hotel në një zonë ndalim-qëndrimi.
Real Madrid do të nisë mbrëmjen e së martës aventurën në Ligën e Kampioneve për sezonin 2012-2013 me supersfidën ndaj Manchester City.
Top Channel