Beckenbauer: Bayern mund të fitojë Champions

18/09/2012 16:30

Franz Beckenbauer, presidenti i nderit i Bayern Munchen, e sheh klubin bavarez më të fortë se në sezonet e shkuara dhe me mundësi të mira për të fituar Ligën e Kampioneve.

“Ekipin e shoh mjaftueshëm të fortë sa për të fituar Champions League”, theksoi Kaizeri për ‘Stuttgarter Zeitung’.

Beckenbauer shprehet se edhe Borussia Dortmund, kampione në fuqi e Gjermanisë, është në gjendje të triumfojë në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

“Me Marco Reus janë më të fortë. Kanë mundësitë e tyre”, deklaroi legjenda e futbollit gjerman.

 

Top Channel