
Tetë muajt e parë të vitit 2012 ishin më të nxehtit të regjistruara ndonjëherë në SHBA-në kontinentale, ndërsa tre muajt e verës e renditisin këtë stinë në të tretën më të nxehtë në historinë e vendit.
Si rrjedhojë e temperaturave të pazakonta, shumë shtete kanë vuajtur nga thatësira që kane shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi.
Të dhënat u publikuan ditën e martë nga Agjensia Klimaterike Kombëtare Amerkane.
Ndonëse gushti nuk solli temperatura mbi rekordet historike, kombinimi i pranverës më të nxehtë ndonjëherë dhe dy muajve të parë të thatë të verës e bën 2012-n kandidat për t’u vendosur në krye të listës së viteve më të nxehta.
Aktualisht, temperatura mesatare vjetore është 1,5 gradë celcius më e lartë se sa mesatarja kombëtare dhe 1 gradë celcius më shumë se sa rekordi i vitit 2006.
Regjistrimi i temperaturës dhe kushteve klimaterike nisi për herë të parë në vitin 1895.
Top Channel