Rama: Shërbim shëndetësor për të gjithë

17/09/2012 00:00

Kreu i opozitës Edi Rama mori pjesë në “Forumin e Gruas Socialiste” me
gratë e rrethit Tiranë nga ku deklaroi  se është koha për të hapur një
kapitull të ri, siç e shkruan gratë dhe burrat e këtij vendi atëherë kur
ishte fjala për të ndryshuar një regjim.

“Ne jemi të gjithë të vetëdijshme që beteja është e vështirë, pro ama unë jam i bindur që kjo është beteja jonë dhe pa as më të voglin diskutim ne jemi në krahun e duhur të historisë. Sepse ne duam të fitojmë për një Rilindje Shqiptare. Ne duam të fitojmë për një taksim të ndershëm në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të kontribuojë me taksat e veta, por ama secili sipas asaj që fiton dhe jo kush fiton më shumë të paguajë më pak dhe kush fiton më pak të paguajë më shumë. Sepse ne nuk mund të pranojmë që ato ndër ju dhe jashtë kësaj salle në të gjithë Shqipërinë që janë të papuna dhe prandaj nuk janë edhe të siguruara kur u duhet të shkojnë në spital shteti tu thotë ‘o paguaj, o vdis’.  Për ne shteti duhet të kujdeset për shëndetin e çdo qytetari të këtij vendi qoftë në punë, qoftë pa punë. Qoftë i pasur, qoftë i varfër, qoftë burrë, qoftë grua, qoftë ngadoqoftë e kushdoqoftë sepse kujdesi shëndetësor është detyrim në çdo shoqëri e cila i thotë vetes shoqëri demokratike dhe shoqëri ku liritë dhe të drejta e njerëzve janë të barabarta”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk mund të pranojë që në territorin e Shqipërisë të ketë vajza të cilave nuk ju lejohet të shkojnë dhe të vazhdojnë në nivelet më të larta të shkollës, sepse janë vajza. ‘Ne nuk mund të pranojë që në cilëndo pjesë të territorit të Shqipërisë të ketë nëna, të cilat mos të përfitojnë nga barrëlindja, sepse janë të papuna dhe duhet në të njëjtën kohë duhet të kujdesen për fëmijën në bark’, tha Rama.

Top Channel