Prammer:Reforma në drejtësi,shtyllë për integrimin

17/09/2012 00:00

Reforma në drejtësi është shtylla për integrimin e Shqipërisë në
Bashkimin Europian. Mesazhi është i kryetares së Parlamentit të
Austrisë, që ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare, duke shënuar në
këtë mënyrë edhe të parën vizitë të një kreu Kuvendi të këtij shteti në
Shqipëri.

Në fjalen që mbajti në sallën e Parlamentit, ku u zhvillua një seance jashtë radhe në nder të kryeparlamentares austriake Barbara Prammer, e cila nga ana e saj e vlerësoi si të veçantë për shkak se kjo nuk lejohet nga rregullorja e parlamentit të Austrisë siç ajo u shpreh, u ndal te reformat qe Shqiperia duhet te permbushe per statusin, duke veçuar ne to nje dhe vetem nje, reformen ne drejtesi.

“Miqesia kerkon ndonjehere te themi edhe fjale te sinqerta me njeri-tjetrin dhe te degjohemi nga njeri tjetri.  Reforma ne drejtesi ka nje rendesi te vecante per Shqiperine pasi pikerisht kjo reforme eshte nje nga shtyllat e integrimit te vendit ne BE. Per kete ju inkurajoj te vijoni rrugen e nisur per reformen ne drejtesi, ne interes te vendit dhe qytetareve tuaj. Arritja e një mase  kritike të implementimit të 12 prioriteteve të Bashkimi Europian natyrisht qe perbejne nje kusht paraprak  per statusin dhe kjo eshte e qarte per te gjithe ne, prandaj reformen ne drejtesi e shohim si pike kyçe. Shqiperia dhe Austria jane te dyja te interesuara qe vendi juaj te marre statusin. Ky qellim  i perbashket kerkon te kryejme nje nje pune bindese me Bashkimin Europian dhe te veprojme  kunder nje plogeshtie te zgjerimit, por nga ana tjeter Shqiperia te tregoje perpjekjet e saj per reformat, ne menyre qe t’ua lehtesoje punen vendeve te saj mike”, tha Prammer.

Kryeparlamentarja e Austrise solli shembullin e vendit te saj, ne kete drejtim. ‘Vetem kompromisi mes paleve, siç ndodhi ne Austri, mund te integroje me shpejt Shqiperine’, ishte keshilla e kreut te kuvendit austriak. Nga salla e Parlamentit shqiptar ajo beri me dije edhe fillimin e procedurave nga parlamenti i vendit te saj per sjelljen e armeve te Skenderbeut ne Shqiperi me rastin e 100-vjetorit te pavaresise pas 15 tetorit, njoftim qe ajo e  beri edhe gjate konferences per shtyp me homologen e saj Jozefina Topalli.
 
Kjo e fundit gjithashtu vleresoi nje tjeter projekt te Prammer per Tiranen qe do te zhvilohet vitin e ardhshem.

“Më ka ofruar që vitin e ardhshëm, kjo konference e të gjithë grave, kryetare të parlamenteve të Europës dhe jashtë saj, të zhvillohet në Tiranë. Zonja Prammer gjithnjë ka qenë dashamirëse ndaj Kuvendit të Shqipërisë, ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe do që Tirana të bëhet një qendër e konferencave të tilla të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i dhuroi homologes se saj botimin special te Kuvendit te Shqiperise qe permbajne aktet e themelimit te shtetit shqiptar nga viti 1912-1922. Ky eshte nje botim luksoz, i limituar ne 200 kopje unike, qe kreu i kuvendit do t’ua dhuroje 200 personaliteteve te shquara me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, ku e para iu dha Urdherit te Nene terezes, simbolit te shqiptareve qe sipas Topallit nuk e mohoi kurre origjinen e saj.

Top Channel