Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe i imponohet Aston Villas
Një ditë para ndeshjes me Manchester City-n, e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve dhe pasi akuzoi lojtarët e tij se nuk ishin një skuadër, trajneri portugez, Jose Mourinho bën 180 gradë dhe “mea culpa”.
Deklarata është një kthim pas për portugezin, i cili mbrëmjen e së shtunës, pas humbjes 1-0 kundër Seviljes deklaroi i tërbuar: “Nuk kam një skuadër. Nëse do të më lejohej do të ndërroja 7 lojtarë në fushë”.
Kjo mjaftoi që gazetarët ta thumbonin ditën e hënë Mou-n duke e pyetur nëse për nesër (të martën) kishte një skuadër.
“Humbaj ndaj Seviljes është tërësisht faji im. Nëse dikush mendon se unë kam sulmuar lojtarët ta ketë të qartë se kur fiton skuadra është meritë e tyre dhe kur humb është përgjegjësi e imja”, deklaroi Mourinho për gazetarët spanjollë një ditë para takimit me anglezët e Mancini-t.
Top Channel