Meksikë, hakersat protestojnë për votimet

17/09/2012 09:30

Hakersat meksikanë kanë marrë nën kontroll të paktën 10 faqe interneti qeveritare dhe shumë site të tjera zyrtare në shenjë proteste në ditën që përkujton pavarësinë e vendit.

Hakersat të cilët grupimin e tyre e quajnë Mexican Cyber Protest, shënjestruan faqet e partive politike, organizatave mediatike dhe agjensive qeveritare.

Faqet e sulmuara u zëvendësuan me një mesazh që denonconte zgjedhjet e fundit presidenciale duke i konsideruar ato një mashtrim.

Gjithashtu mesazhi vinte në dukje korrupsionin, dhunën që ka lidhje me drogën dhe ekonominë e rrënuar të vendit.

“Kjo është një protestë paqësore kibernetike. Ne nuk jemi kriminelë, ne jemi studentë, punëtorë dhe meksikanë që kanë ç’të japin dhe po kërkojnë një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë tonë”, shkruhet në mesazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA