Mancini: Nuk kënaqemi me 1 pikë në Madrid

17/09/2012 10:50

Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, deklaroi për ‘Sky Sports’ se skuadra e tij nuk do të zbresë në fushën e Santiago Bernabeu me qëllimin për të marrë një barazim ndaj Real Madrid.

“Edhe pse do të përballemi me një nga ekipet më të forta në botë kemi si objektiv fitoren. Nuk e kemi në mentalitet lojën mbrojtëse pavarësisht kundërshtarit”, theksoi tekniku italian.

“E dimë që bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, por është një event fantastik për klubin tonë dhe duhet ta shijojmë. Do të luajmë ndaj një ekipi që në 100 vite histori ka fituar gjithçka”, shtoi trajneri i kampionve të Anglisë.

Ndeshja Real Madrid-Manchester City që do të gjykohet nga slloveni Damir Skomina do të luhet të martën në orën 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA