
Mungesa e anëtarëve të qeverisë në seancen plenare të Kuvendit të Kosovës çoi në dështimin e debatit për privatizimin e ndërmarrjeve publike.
Debati ishte thirrur nga lëvizja Vetëvendosje. Po kështu, Kuvendit i është dorëzuar peticioni me 61 mijë firmat e qytetarëve i cili kërkon ndërprejren e këtij proçesi.
Pavarësisht kësaj, me kërkesë të partisë në pushtet, PDK-së, kjo pikë e rendit të ditës u shty për seancën e radhës. Ndaj kësaj reagoi ashpër opozita.
LDK-ja akuzoi PDK-në se ka instaluar një shtet diktatorial. Nga ana tjetër, lëvizja Vetëvendosje shprehu habinë e saj lidhur me kërkesën e PDK-së, pasi siç u tha, kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit dhe aty janë pajtuar të gjithë anëtarët për vënien e kësaj çështjeje në rendin e ditës.
Sidoqoftë, as në këtë çështje opozita nuk është tërësisht bashkuar për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Sipas shefave të grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, takimet për harmonizimin e qëndrimeve rreth kësaj çështjeje do të vazhdojnë. LDK-ja kishte planifikuar prezantimin e 6 pikave në seancë nëpërmjet të cilave prezanton qëndrimin e saj.
“Motivi i privatizimit nuk duhet të jetë fitimi i parave. Duhet një strategji që këto privatizime të ndikojnë në zhvillimin e vendit”, deklaroi Ismet Beqiri, shef i grupit palrmanentar të LDK-së.
Nga ana tjetër, lëvizja Vetëvendosje kishte hartuar një dokument prej 8 pikash në mesin e të cilave kërkon edhe rishikimin e proçesit të privatizimit në tërësi.
Visar Ymeri paralajmëroi se do të vazhdojnë përpjekjet për parandalimin e shitjes së Postës dhe mos nënshrkimin e kontratave për shitjen e rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut.
“Shpallja e kompanisë po bëhet sipas interesave të qeverisë. Proçedura e privatizimit është në fazën e fillimit, kanë përfunduar proçedurat e tenderimit, por nuk është shkuar më tej”, deklaroi Visar Ymeri nga Vetëvendsoje.
Seanca e radhës është të entjen. Po në këtë ditë, bashkimi i sindikatave të pavarura ka paralajmëruar protestë kundër privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut, i cili është shitur për 26 milionë e 300 mijë euro.
Top Channel