Allegri është optimist: Fitore ndaj Anderlecht

17/09/2012 14:15

“Duhet të mendojmë pozitivisht!” Kjo është motoja e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri në prag të debutimit në Champions League të skuadrës së tij për këtë sezon.

Tekniku i kuqezinjve mundohet të karikojë lojtarët e tij një ditë para ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve ndaj Anderlecht, në San Siro.

“Nuk më pëlqen roli i viktimës. Duhet të luajmë të qetë dhe unë kam besim se do të përmirësohemi. Të martën pres të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë”, u shpreh Allegri në konferencën për shtyp.

Kur u pyet për marrëdhënien me Berlusconin, tekniku deklaroi: “Është i qetë dhe po na mbështet shumë.”

Milan ka pësuar 2 humbje në 3 ndeshjet e para të kampionatit duke bërë paraqitje të dobëta sidomos në San Siro ku ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen me Sampdorian dhe Atalantën.

Top Channel