Turqi, kurdët vrasin tetë policë

16/09/2012 12:20

Tetë policë turq mbetën të vrarë pasi mjeti i tyre shkeli një minë të vendosur në krahinën jugore të Bingolit.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mjeti i tyre po kalonte në një rrugë pranë qytetit të Karliovës, mëngjesin e së dielës.

Burime zyrtare kanë fajësuar për këtë atentat separatistët kurdë dhe organizatën e konsideruar si terroriste të Partisë të Punëtorëve Kurdë.

PPK lufton për pavarësinë e krahinave jugore me shumicë turke dhe krijimin e një shteti të pavarur kurd që prej vitit 1984.

Partia konsiderohet si një organizatë terroriste, përveçse nga Ankaraja, edhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta