Me mijëra mbështetës të opozitës realizuan një marshim në rrugët e Moskës, në atë që ishte manifestimi i parë madhor kundër Presidentit Putin në më shumë se tre muaj.
Sipas partive opozitare, Putin manipuloi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit dhe ato presidenciale të marsit, në të cilat ish-kryeministri fitoi mandatin e tretë në krye të Kremlinit.
Putin pati shërbyer më parë si president në vitet 2000-08.
Në parrullat e tyre, demonstruesit kërkuan gjithashtu lirimin e anëtareve të burgosura të grupit muzikor “Pussy Riot”.
Dy aktivistë për të drejtat demokratike, Alexei Navalny dhe Boris Nemtsov i bënë thirrje turmës që të vazhdojnë të mbajnë nën presion qeverinë, “për ta detyruar atë që të respektojë të drejtat thelbësore njerëzore”.
Manifestimi sfidoi një ligj të ri të propozuar nga Putin dhe të miratuar nga parlamenti, i cili rrit në mënyrë drastike gjobat për shkeljen e rregullave shtetërore mbi mbajtjen e protestave.
Top Channel