PS denoncon abuzimin me shifrat

16/09/2012 11:35

Partia Socialiste denoncoi abuzimin me statistikat nga ana e qeverisë, duke sulmuar shtrembërimin e statistikave zyrtare nga INSTAT dhe institucionet e tjera shtetërore.

Në një deklaratë për shtyp nga selia rozë, mesditën e së dielës, sekretari i PS-së për programin elektoral, Ilir Beqja, theksoi se “realiteti nuk ka asgjë të përbashkët me statistikat”.

”Partia Socialiste ka organizuar takime me tregëtarë dhe sipërmarrës të ndryshëm, duke verifikuar atë që është e qartë për të gjithë, se statistikat zyrtare për rritje ekonomike dhe mirëqënie janë vetëm një gënjeshtër bajate”, u shpreh Beqja.

Sipas tij, “autoritetet kanë dështuar tërësisht në përhapjen e të dhënave statistikore, me këtë shërbim që është praktikisht inekzistent”.

Beqja theksoi se në programin e partisë më të madhe të opozitës, rimëkëmbja e statistikave dhe institucioneve që merren me to do të jetë parësore.

Sekretari për programin shtoi se PS, prej kohësh jep prova të qarta në lidhje me falsifikimin që i bëhen shifrave zyrtare për qëllime elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA