
Qindra-mijëra nxënës të sistemit fillor, çdo ditë të këtij viti shkollor duhet të mbajnë në krahë çanta të mëdha dhe të mbingarkuara si pasojë e librave që duhet të bartin çdo ditë. Pas disa kohësh ata ndihen të këputur dhe të lodhur.
Ekspertët e shëndetit thonë që fëmijët rrezikojnë dëmtim afatgjatë dhe të përhershëm nëse ata rregullisht bartin më shumë se 15% të peshës së tyre trupore mbi supet e tyre.
Cantat e mëdha dhe të mbingarkuara shkaktojnë jo vetëm lodhje momentale të nxënësve, por edhe dëmtime afatgjatë në shtylleë kurrizore.
Sipas standarteve për limitet e ngarkesës fizike të fëmijëve në raport me peshën e trupit, 10% del ngarkesa fizike e nxënësit të klasës së parë.
Pas matjeve të bëra në fizioterapinë pediatrike ka rezuluar se shumë nxënës kanë devijime të boshtit kurrizor.
Top Channel