Japonia kërkon respekt nga Kina

16/09/2012 08:55

Kina duhet të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj qytetarëve japonezë dhe të respektojë Tokion pavarësisht konfliktit midis shteteve mbi sovranitetin e disa ishujve në Detin e Kinës Lindore.

Deklarata u bë të dielën nga kryeministri Yoshihiko Noda, pasi protestat ndaj Japonisë u përhapën në disa qytete kineze, ndërsa disa incidente gjatë javëve të fundit kanë përshkallëzuar konfliktin territorial midis dy superfuqive aziatike.

Ditën e shtunë, flamuri japonez u dogj përpara ambasadës në Pekin, ndërsa qindra manifestues të irrituar u përballën me policinë përpara perimetrit të godinës.

Disa biznesmenë japonezë janë venë gjithashtu në qendër të tërbimit popullor.

”I kërkojmë Kinës që të mbikqyrë situatën, në mënyrë që shtetasit japonezë dhe bizneset e tyre të mos rrezikohen”, deklaroi Noda në një televizion vendas.

”Ne do të vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje të drejtat tona, por gjithashtu do ta bëjmë këtë me qetësi. Japonia i kërkon palës kineze që të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi Noda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA