Fotot topless, cifti mbretëror padit fotografin

16/09/2012 21:14

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, do të bëjnë një ankesë penale kundër fotografit i cili nxorri fotot topless të Dukeshës.

Avokatët e çiftit do t’u paraqesin një padi prokurorëve francezë të hënën, bëri të ditur Pallati St James.

Imazhet janë shfaqur në revistën franceze “Closer” dhe “Irish Daily Star”. Një revistë italiane ka thënë se ka në plan gjithashtu për të nxjerrë fotografitë.

Cifti aktualisht ndodhet në Ishujt Solomon në turneun e tyre aziatik dhe Paqësor.

Një zëdhënëse i pallatit Mbretëror ka thënë: “Ne mund të konfirmojmë se një ankesë penale do të bëhet në Departamentin e Prokurorisë franceze.”

“Kjo ka të bëjë me shkrepjen e fotografive të Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, ndërsa ishin me pushime dhe publikimi i këtyre fotografive shkel privatësinë e tyre”.

Ekipi ligjor i çiftit do të marrë pjesë edhe në Tribunalin e Grande Instance de Nanterre në Paris të hënën, ku do të kërkohen dëmet dhe sanksione në lidhje me revistën “Closer”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA