Dëmtohet Puyol, gjashtë javë larg fushave

16/09/2012 11:55

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, pësoi një dëmtim muskulor në fitoren e Getafes (1-4) dhe do të mungojë në gjashtë javët e ardhshme.

Dëmtimi u konfirmua pas ndeshjes prej trajnerit Tito Vilanova. “Puyol është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që ta rikuperojmë sa më shpejt. Për fat të keq, në këto vitet e fundit, gjithmonë kemi pasur probleme me qendërmbrojtësit”, deklaroi Vilanova.

Me suksesin e arritur, kombinuar me humbjen e Realit në Sevilje, Barça thellon diferencën në tetë pikë ndaj kampionëve në fuqi, pas vetëm katër javësh kampionat.

Megjithatë, e gjithë vëmendja pas ndeshjes ishte e përqendruar tek formacioni i pazakontë i përdorur nga Vilanova, me shumë të rinj në përbërje dhe Messin në stol.

”Zgjodha lojtarët mbi kriterin e freskisë fizike. Fola më parë me Messin dhe i thashë që do të qëndronte në stol. Nuk u befasova nga ndeshja e mirë e Thiagos, pasi e kam parë në formë shumë të mirë në stërvitje. Edhe Fabregas bëri një ndeshje të madhe në mesfushë”, theksoi trajneri i Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA