Afganistan, sulmi i NATO-s vret 8 gra

16/09/2012 19:00

Të paktën tetë gra kanë vdekur në një sulm ajror të NATO-s në provincën lindore të Afganistanit, Laghman, thonë zyrtarët lokalë.

NATO ka pranuar se nga 5-8 civilë vdiqën pasi shënjestruan kryengritësit, ndërsa shprehën ngushëllimet.

Rajoni i largët, në të cilin u zhvillua sulmi, ka dalë nga kontrolli i qeverisë qëndrore, thonë korrespondentët.

Më herët të dielën, katër ushtarë amerikanë të forcave të NATO-s u vranë në një sulm të dyshuar nga policia afgane.

Sulmi në provincën jugore të Zabul e coi në 51 numrin e trupave të NATO-s të vrarë nga sulmet e brendshme këtë vit, ndërsa erdhi vetëm një ditë pasi dy ushtarë britanikë u vranë në një postbllok në Helmand nga një njeri me uniformë të policisë.

Top Channel