Katër ushtarë të NATO-s mbetën të vrarë mëngjesin e së dielës në Afganistan, në një sulm të ri të realizuar nga talebanë të rekrutuar në radhët e policisë.
Sulmi ndodhi në krahinën jugore të Zabulit, ndërsa sipas “AFP”-së, disa ushtarë të tjerë mbetën të vrarë.
Në total, mbi 50 anëtarë të koalicionit të NATO-s, përfshi kapitenin shqiptar Feti Vogli, kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të vitit nga armët e “aleatëve” të tyre, trupave policore dhe ushtarake afgane.
Sipas “AFP”, tashmë infiltrimi i radhëve të policisë nga talebanët është shndërruar në një sfidë më vete për sigurimin e rendit dhe qetësisë në vend.
Në dy ditët e fundit, katër ushtarë mbetën të vrarë gjithashtu në sulme të infiltruesve.
Ditën e shtunë, talebanët depërtuan brenda një kampi ushtarak britanik, duke shkatërruar gjashtë avionë ushtarakë.
Top Channel