Superliga, rrezikohet jeta e futbollistit

15/09/2012 00:00

Dy gabime trashanike në mbrojtet respektive bënë që sfida Bylis-Skënderbeu të përfundojë në barazim 1-1, duke bërë që korcarët të humbin një shans të mirë për t’iu larguar më shumë Tiranës së vendit të dytë në klasifikimin e përgjithshëm.

Përvec golave kjo ndeshje regjistroi dhe një episod ankthi pas dëmtimit të nigerianit të bylis Adiguin. Hyrja me vonesë e ambulancës në fushën e lojës mund t’i kushtonte dhe jetën futbollistit afrikan.

Adiguin u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, ku mori  mjekimin e duhur, por papritur gjendja e tij u përkeqësua dhe lojtari është dërguar në Spitalin Ushtarak.

Pas rifillimit të lojës korcarët kaluan në avantazh me Pero Pejiç, i cili përfitoi dhe nuk fali gabimin e mbrojtjes ballshiote. Duke mos mjaftuar kjo, Da Silva ndëshkohet me të kuq duke lënë Bylisin edhe në dizavantazh numerik.

U mendua se kjo gjë do të ishte në favor të korcarëve por ndodhi e kundërta. Klodian Arbëri barazoi shifrat dhe shpërbleu përpjekjet e ballshiotëve pas një mosmarrëveshjeje në mbrojtjen korcare.

Gjithësesi, Skënderbeu i Josës, i cili nuk ishte në një ditë të mirë, duhet t’i kënaqet një pike që vazhdon ta mbajë në vendin e parë.

Ndërkohë, përfundoi në barazim por me rrjeta të paprekura edhe sfida tjetër e së shtunës, ajo mes Apolonisë dhe Kukësit.

Ky është barazimi i tretë radhazi për debutuesit kuksianë, të cilët përvec faktit se nuk kanë marrë asnjë fitore, nuk kanë shënuar dhe pësuar ende asnjë gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB