Sulmohet baza ku ndodhet Princi Harry
15/09/2012 02:14
Talebanët kanë sulmuar bazën ushtarake të Camp Bastion, në provincën meridionale afgane të Helmand, vendndodhja e ISAF-it britanik, ku prej disa ditëve ndodhet Princi Harry.
Gjatë sulmit kanë mbetur të vrarë dy marinsa amerikanë.
Bëhet e ditur se Princi britanik nuk ka qenë në rrezik për asnjë moment gjatë sulmit, sqaron NATO.
Episodi i shtohet kërcënimeve të fundit të talebanëve në drejtim të Princit Harry si dhe protestave të shpërthyera për filmin amerikan të etiketuar si anti-islamik.
Top Channel