" /> ">
Të paktën gjashtë persona humbën jetën në Tunizi, Sudan dhe Liban gjatë protestave anti-amerikane pas publikimit të filmit “Pafajësia e Myslimanëve” në Shtetet e Bashkuara. Në shënjestër të protestuesve nuk janë vetëm ambasadat amerikane, por edhe selitë diplomatike të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Në Tuniz, kryeqytetin e Tunizisë, të pakten dy persona humbën jetën, pasi protestuesit mësynë ndërtesën diplomatike të Shteteve te Bashkuara dhe policia u kundërpërgjigj me armë. Protestuesit vendosën aty një flamur te zi ku shkruhej mesazhi i besimit te tij: “Nuk ka Zot tjetër vec Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i tij”. Në kryeqytetin e Tunizisë iu vu flakë edhe një shkolle amerikane.
Edhe në Kartum të Sudanit, tre persona humbën jetën pas sulmit në ndërtesën diplomatike amerikane. Protestuesit sulmuan edhe ambasaden gjermane, duke i vene flaken nje pjese te nderteses ku u shkaktuan edhe deme. Shume prane saj, ne shenjester te tyre u vu edhe ndertesa diplomatike e Britanisë së Madhe. Te dy vendet konfirmuan se stafet e tyre jane te siguruar.
Megjithëse filmi i postuar në internet, që e tregon profetin Muhamed, të dhënë pas grave dhe udhëheqës të një grupi vrasësish, nuk ka lidhje me Gjermaninë apo Britaninë e Madhe. Origjina e filmit dhe motivi që coi në prodhimin e tij, mbeten ende një mister.
Përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve të revoltuar u rregjistruan në Tripoli te Libanit ku humbi jetën një person. Protestat vazhduan edhe në Jemen dhe Egjipt.
Në Kajro, policia shpërndau me gazlotesjellës rreth 500 protestues, të grumbulluar përpara ambasadës amerikane. Grupet islamike bënë thirrje për “marshimin e një milionë protestuesve”, por presidenti egjiptian Mohamed Mursi nënvizoi se të tilla grumbullime nuk duhet të ndodhin përpara ambasadës amerikane, por përpara xhamive.
Protesta pati edhe në Xhalabad, të Afganistanit, ku protestuesit i vunë flakë portretit të presidentit amerikan Barak Obama.
Sipas BBC-së, konsullata amerikane në Bengazi nuk kishte marrë kontratën e sigurisë, sic ndodh me shumicën e misioneve diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Barak Obama urdhëroi kontrollin e masave te sigurisë në ndërtesat diplomatike amerikane, në të gjithë botën.
Top Channel