Protesta tek ish-Fusha e Aviacionit

15/09/2012 00:00

Banorët tek ish-Fusha e Aviacionit kanë reaguar ashpër ndaj një bisnesmeni që ka instaluar një pjesë të pajisjeve për të ngritur një park lojrash për fëmijë, me makina dhe karusel në shëtitoren e kësaj zone.

“Kjo është në kuadrin e festave, është me leje. Nuk është vendosur gjë sot, do të vendosen në ditët e ardhshme. Shkoni në bashki po të doni”, ka thënë biznesmeni.

Ndërsa banoret janë revoltuar pasi sipas tyre kjo shëtitore po shkatërrohet nga dita në ditë, pasi janë prerë pemë të mbjella dhe po dëmtohen ato pak hapësira të gjelbra.

“Ata kanë prerë edhe pemët. Nuk e duam atë kënd sepse prish hapësirën e gjelbër. Ne vuajmë për një hapësirë të gjelbër”, thotë një prej banorëve.

Bashkë me banorët kanë protestaur edhe deputetja e Partisë Socialste, Vasilika Hysi dhe kreytari i minibashkisë numer 7, i cili tha se ka paraqitur disa herë ankesat e qytetarëve pranë bashkisë së Tiranës për shkatërrimin që po i bëhet këtij parku, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Brenda një muaji kemi dy biznese private që bashkia i vendos pa asnjë lloj leje, duke shkatërruar gjelbërimin. Ne nuk jemi kundër bizneseve, por kërkojmë që ato të zhvillohen sipas rregullave. I bëjmë thirrje zotit Basha që të ndalojë shkatërrimin e hapësirave të qytetarëve”, ka deklaruar Hysi.

Banorët thonë se për këtë park janë investuar 5 milionë euro, ndaj dhe nuk mund të shkatërrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB