Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së, ngecin bisedimet për tarifat Vala e protestave anti-amerikane u përhap edhe në Australi. Qindra
persona u përleshen me policinë në Sidnei, përpara konsullatës
amerikane. Pasi nisën në Egjipt dhe kulmuan me vrasjen e ambasadorit
Kristofer Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë në qytetin Bengazi të
Libisë, protestuesit vunë në shënjestër edhe ambasadat e Gjermanise dhe
Britanise se Madhe ne Tunizi dhe Sudan.
Te pakten 7 persona humben jeten neTuniz, Kartum te Sudanit, Tripoli te Libanit dhe Kajro te Egjiptit.
Vendet perendimore apeluan per t’i dhene fund protestave. Bashkimi Europian u kerkoi udheheqesve ne vendet arabe dhe myslimane te bejne menjehere thirrje per paqe.
Militante sulmuan dhe bazen Kemp Bestion ne provincen e Helmandit, ne Afganistan, ku humben jeten dy marinse amerikane. Shume pikeëpyetje ngrihen se si kane mundur militantet te hyjne ne kete baze te fortifikuar, ku po qendron prej nje jave edhe princi i britanise se madhe Herri. Talebanet thane se kjo ishte kunderpergjigjia e tyre pas publikimit te filmit kunder profetit Muhamed.
Protesta u rregjistruan edhe ne Nigeri, Jordani, Pakistan dhe Marok. Te shtunen, Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara denoi sulmet kunder selive diplomatike ne Afriken Veriore. Nderkohe Google hodhi poshte kerkesen e Shtepise se Bardhe per te hequr filmin nga Youtube. Shoqeria Mountain Vieë shpjegoi se e ka censuruar videon ne Indi dhe Indonezi, pasi e kishte bllokuar ne Egjipt dhe Libi, por nuk do te beje te njejten gje ne vende te tjere.
Top Channel