Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe i imponohet Aston Villas
Federata Botërore e Peshëngritjes fal Shqipërinë. Burime të sigurta të Top Channel kanë pohuar se Bordi Ekzekutiv i kësaj federate pas mbledhjes së të shtunës në Sllovaki ka vendosur unanimisht të heq pezullimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për një afat të pacaktuar nga cdo aktivitet ndërkombëtar, ndërkohë që jemi gjobitur me 50 mijë dollarë.
Disa ditë më parë Top Channel zbuloi se vendimi për pezullimin e federatës tonë deri në një afat të pacaktuar për shkak të 3 rasteve pozitive në testin anti-doping të sportistëve tanë kishte startuar me dt 8 gusht fakt ky që u fsheh nga presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, në adresë të të cilëve kishte ardhur ky dokument.
Ndërkohë Bordi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes ka marrë një tjetër vendim që është po kaq i gëzueshëm për Shqipërinë.
Ndërkombëtaret e Peshëngritjes kanë konfirmuar se europiani i peshëngritjes për të rritur në vitin 2014 do të zhvillohet pikërisht në Shqipëri.
Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria do të jetë organizatore e një evenimenti kaq të rëndësishëm europian.
Top Channel