Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave Papa Benedikti i XVI, në ditën e dytë të vizitës në Liban, bëri thirrje që besimi të shërbejë për paqen dhe demokracinë e jo të bëhet shkak për luftë dhe mungesë tolerance.
Krishtërimi dhe Islami kanë jetuar së bashku në Liban prej shekujsh, tha ai, ndonjëherë edhe brenda një familjeje. Kjo është vizita e parë e kreut të Kishës Katolike që prej vitit 1997.
“Nëse ne duam paqen, na lejoni të mbrojmë jetën. Kjo qasje na bën ne të kundërshtojmë jo vetëm luftën dhe terrorizmin, por cdo sulm ndaj jetës së pafajshme njerëzore, ndaj burrave dhe grave, si krijesa të sjella në këtë botë nga Zoti. Kudo ku e vërteta e natyrës njerëzore është mohuar apo përbuzur, është e pamundur të respektosh atë gjuhë, që është ligji natyror i shkruar në zemrën njerëzore”, deklaroi ati i shenjtë.
Papa Benedikti i kërkoi Libanit, një vend shumëbesimesh, të shndërrohet në modelin e paqes dhe bashkëjetesës fetare për Lindjen e Mesme.
Duke folur në pallatin presidencial, përpara atit të shenjtë, presidenti i Libanit, Mishel Suleiman, një i krishter maronit, tha se Libani kërkon që dhuna të marrë fund në Siri.
“Ne kemi deklaruar prej fillimit se Libani u uron vendeve arabe dhe vecanërisht popullit sirian, më të mirën që do të zgjedhë për veten”, tha Suleiman.
Libani, me mbi 4 milionë banorë, është një mozaik fetar. Shumica myslimane përfshin sunitët, shiitët dhe alavitët. Të krishterët, që përbëjnë një të tretën e popullsisë, janë të ndarë në dhjetëra kisha, gjashtë prej të cilave të lidhura me Vatikanin.
Papa 85-vjecar e mbajti fjalën në gjuhën franceze në pallatin presidencial dhe e ndërpreu disa herë, duke i kërkuar ndjesë audiencës. Papa e përshkroi “pranverën arabe” si një thirrje për liri, një zhvillim pozitiv, sipas tij, për aq kohë sa garanton tolerancën fetare.
Top Channel